Tifozët në kor i kërkojnë gazetares të zhvishet, dhe ajo përgjigjet

02/10/2019 18:57

Gazetarja e famshme e sportit në Itali, Dileta Leotta, u detyrua t’u përgjigjej disa tifozëve që po i bënin thirrje me karakter vulgar.

Teksa kalonte në fushë për të raportuar ndeshjen Napoli-Brescia për DAZN Sports, tifozët thirrën në kor “Sono le sette, fuori le tette.”.

Edhe pse thirrjet nuk ishin shumë të qarta, u kuptua që tifozët i kërkonin gazetares të hiqte bluzën e të tregonte gjinjtë.

Leota, një nga gazetaret më të famshme në Itali, u duk e sikletosur në fillim, por gjithsesi e ruajti buzëqeshjen dhe u bëri me shenjë gishtin e kthyer kokëposhtë, me kuptimin “Jo OK”.

Fatkeqësisht, ngacmimi i gazetareve sportive femra është një shqetësim mbarëbotëror. Ka pasur raste të shumta kur ato janë puthur pa dëshirën e tyre nga tifozë apo sportistë që kanë kaluar kur kanë qenë duke raportuar, dhe shpesh kanë ngritur zërin kundër kësaj mënyre trajtimi.

FOTO GALERI
20/46

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA