Panairi në Francë, turistët kthejnë sytë nga kamperat

02/10/2019 18:49

Emergjenca e klimës po shtyn pushuesit e gjeneratës së re të kthejnë sytë gjithnjë e më shumë nga shtëpitë e vogla me motor apo kamperat, për ta parë më mirë natyrën.

Një tendencë kjo shumë e dukshme edhe në panairin që po mbahet në Le Bourget afër Shën Denizit.

Një minivan në stil retrospektiv, të rrëmben vëmendjen në mesin e një serie automjetesh të bardha, shumë të ngjashme. Ai kujton një shtëpi kukullash, e reduktuar për funksionet thelbësore. Një krevat i madh zë gjithë kabinën. Ai nuk është i lëvizshëm, por sidoqoftë, strehëza duket e këndshme. Një derë e vogël në të dyja anët. Jashtë, hapet një panel nga ku del lavamani dhe furra. Anash, një tub uji për dushin.

“Është minimalist dhe shumë ekologjik”, shprehet një grua.

Krijuesi, Alain Sauvager, themeloi kompaninë e tij Tip Top, pesë vite më parë. Ajo prodhon vetëm dy kampera të vegjël në muaj. Ndërsa konkurrentët, ndër të cilët Astuscab, janë prezantuar me një prototip me siluetë aerodinamike, plotësisht të pajisur e mobiluar, prodhimi i të cilit do të nisë në dhjetor. Ai mund të tërhiqet nga një makinë dhe e shton konsumin me vetëm 1 litër për 100 km.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA