Pas lindjes së tij në Kembëruell të Londrës, iu vendosën plot 5 emra por prindërit nigerianë nuk do ta kishin menduar asnjëherë se djali i tyre do të bëhej kaq i famshëm sa do të kishte nevojë për dicka më të thkeshtë.
Tami Ejbrëham është vendosur këtë muaj në fokusin e kombëtares angleze të futbollit pas paraqitjeve impresionuese me Celsin, që kanë zgjuar gjithashtu interesimin e Nigerisë, origjina e sulmuesit.
Sulmuesi ka luajtur disa ndeshje miqësore me përfaqësuesen e 3 Luanëve por nuk është aktivizuar në asnjë minutë në sfida zyrtare, dhe kjo praktikisht i jep të drejtën të luajë me kombëtaren e Nigerisë. mes dyzimit për përfaqësimin e origjinës apo vendlindjes së tij, Ejbrëham do të shuajë kureshtjen këtë javë.
Sulmuesi i Celsit prite të marrë një ftesë nga trajneri i Anglisë Geret Sauthgejt, për ndeshjet e ardhshme në eliminatoret e Europianit 2020, me Cekinë dhe Bullgarinë. Nëse pranon, dilema për të dhe për të gjithë ata që e pretendojnë, do të marrë fund.
Ndërkohë për sfidat eliminatore, Heri kejn kandidohet praktikisht për një vend të sigurt titullar në repartin ofensiv ndërsa në dyshim, për shkak dëmtimi në repartin ofensiv, është bomberi i Mancester junaitid, markus rashford.
Top Channel