Liga e kampioneve dhuroi një rezultat surprizë në javën e dytë të saj dhe protagonist u bë Reali i Madridit.
Skuadra merenges barazoi 2-2 në Santiago Bernabeu ndaj Club Brugge në një sfidë të cilën në të vërtetë ishte duke e humbur dhe e sheh veten në vështirësi pasi është në vendin e fundit të Grupit A me vetëm 1 pikë.
Belgët morën avantazhin 2-0 falë dy golave të Bonaventure, por në pjesën e dytë Sergio Ramos dhe më pas Casemiro shpëtuan Realin nga një poshtërim akoma më i madh.
Ndërkaq, po në këtë grup, Paris Saint Germaini kaloi edhe Galatasarayin teksa e mundi skuadrën turke në fushën e saj me rezultatin 1-0. Ishte Mauro Icardi që i dha këtë fitore skuadrës pariziene që kryeson Grupin A me 6 pikë të plota.
Bayern i Mynihut shkakton një tërmet futbollistik 7 ballë në Londër. Skuadra bavareze iu imponua Tottenhamit, skuadrës finaliste të Championsit sezonin e kaluar teksa e shkatërroi me rezultatin 7-2.
Njeriu i ndeshjes për Bayernin u bë Gnabry, autor i 4 golave për skuadrën e tij, ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Kimmich e Leëandoëski 2 herë.
Bayerni tani kryeson grupin B me 6 pikë të plota, ndërsa Tottenham është i fundit me 1 pikë. Fitore të pastër regjistroi edhe Juventus që në Torino mundi Bayer Leverkusen 3-0.
Higuain zhbllokoi rezultatin për bardhezinjtë që më pas shënuan e dy gola të tjerë me Bernardeschin dhe Cristiano Ronaldo. Fitoi edhe Atletico madrid që në Rusi mundi Lokomotivën e Moskës 2-0
Top Channel