Një grua e pastrehë me një zë prej engjëlli, mahniti përdoruesit e metrosë në Los Angeles kur nisi të këndonte për ta.
Ndërsa shtynte karrocën me ato pak gjëra që i konsideron pronë të sajën, gruaja e panjohur filloi të këndonte me lehtësinë më të madhe një arie të Pucinit, dhe të gjithë të pranishmit u befasuan. Ata e filmuan skenën, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale, u bë shumë shpejt virale, duke marrë me dhjetëra mijëra klikime.
Ishte një oficer i policisë së Los Angelesit, Hector Guzman, ai që e filmoi gruan, pamjet e së cilës shfaqen edhe në profilin e tij në twitter.
“4 milionë njerëz e quajnë Los Angelesin shtëpinë e tyre; 4 milionë histori; 4 milionë zëra; ndonjëherë thjesht duhet të ndalosh e të dëgjosh vetëm njërin prej tyre, një zë të mrekullueshëm”, ka shkruar ai.
Guzman nuk ka pranuar të japë intervista, edhe pse interesimi mediatik për të ka qenë i madh, duke theksuar se e gjithë vëmendja duhet fokusuar tek gruaja, e cila meriton të ndihmohet.
4 million people call LA home. 4 million stories. 4 million voices…sometimes you just have to stop and listen to one, to hear something beautiful. pic.twitter.com/VzlmA0c6jX
— LAPD HQ (@LAPDHQ) September 27, 2019
Top Channel