Juvetus mposht Bayer Leverkusen, nuk gabojnë as Atletiko Madrid, Manchester City dhe PSG

01/10/2019 23:55

Juventusi dhe Atletico Madridi, pretendentët e Grupit D, fituan ndeshjet respektive, bardhezinjtë 3-0 në Torino me Bayer Leverkusen (shënuan Higuain, Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo) dhe “Los Colchoneros” 0-2 në fushën e Lokomotivës së Moskës (shënuan Joa Felix dhe Thomas).

Në Grupin C, Manchester City vuajti ndaj Dinamos së Zagrebit, të cilën e mposhti me rezultat minimal, me gol të Raheem Sterling.

Në Grupin A, PSG me fitoren 0-1 në fushën e Galatasaray-t, me gol të Mauro Icardit, qëndron në krye të grupit me pikë të plota pas dy ndeshjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA