Në shtëpinë muze të “Oso Kukës” po mbahet nata përmbyllese e “Ahengut Shkodran”.

Për tre ditë me radhë u zhvilluan aktivitete kushtuar kësaj kryevepre të trashëgimisë artistike e kulturore, ku po marrin pjesë artistë të rinj dhe të afirmuar si dhe figura të spikatura, lëvrues të kësaj tipologjie.

Qëllimi është rikthimi i vlerave të kësaj muzike, që vjen si trashëgimi nga shekujt e nga brezat.

“Ahengu Shkodran” është i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA