Laporta zgjidhet për një tjetër mandat, do të jetë presidenti i Barcelonës edhe për 5 vite të tjera 16/03 02:31
Partizani nuk ndalet në derbin kundër Tiranës.
Pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e Tiranës ka përfituar braziliani Cordeiro duke shënuar golin e parë. Ishin mbrojtësit Vangjeli dhe Kërçiku që u përplasën duke bërë që të kuqtë të përfitonin për golin e parë.
Nuk zgjat shumë dhe pas 5 minutave ka ardhur edhe goli i dytë. Një krosim nga krahu i djathtë i u shndërruar në gol nga sulmuesi Solomon. Solomon kërceu mbi dy mbrojtësat e Tiranës duke shënuar një super gol me kokë.
Në fotot e mëposhtme keni edhe festën e tifozerisë së Partizanit.
Top Channel