Napoli ngre kokë pas humbjes me Cagliarin, duke mundur Brescian 2-1.

Napoli e harron humbjen e pësuar ndaj Cagliarit dhe këtë e bën teksa mposhti Brescian 2-1 në një ndeshje ku në pjesën e dytë i aktivizua edhe futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj.

Megjithatë për skuadrën e trajnerit Ancelotti kjo përballje nuk ishte aspak e lehtë. Napoli e dominoi pjesën e parë duke marrë avantazhin me Mertens, ndërkohë që në fundin e saj Manolas shënoi edhe golin e dytë.

Për mbrojtësin grek më herët kishte dhe një gol të anuluar për prekje të topit me dorë nga ana e tij. Në pjesën e dytë, Brescia e rriti nivelin e lojës dhe pa që t’i anulohej një gol i Tonalit, ndërkohë që ai që e riktheu këtë skuadër në lojës ishte pikërisht Balotelli duke vënë Napolin në alarm. Gjithsesi skuadra napoletane rezistoi dhe në fund mori 3 pikët.

Top Channel