Pëlqimet të shihen vetëm nga autori, që të mos ndihen keq

27/09/2019 10:40

Disa përdorues nuk do të shohin dot më se sa pëlqime ka marrë një video apoi një postim i të tjerëve, dhe qëllimi, sipas Facebook, është që të ruhet mirëqenia e përdoruesve.

Pëlqimet do të jenë private dhe do të shihen vetëm nga autori i postimit. Kjo gjë është testuar dhe në Australi, në korrik të këtij viti, me Instagramin.

Prova e re me Facebook, që do të nisë të premten, do të testohet po ashtu në Australi.

“Kemi marrë mbështetjen e grupeve kundër bullizmit dhe organizatave të shëndetit mendor, me të cilat punojmë”, tha Mia Garlik, drejtoresha e politikave të Facebook për Australinë. “Nxjerrja e numrave nga ekuacioni bën që njerëzit të përqendrohen te cilësia e materialit, në vend të shifrave”.

Top Channel