Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 7ºC deri në 21ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18ºC në 28ºC.
Era do të fryej në drejtim Verioir- veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë. Në fundjavë, në ditën e shtunë dhe të diel pritet një rritje temperaturash.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC.
Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:
Top Channel