Me pëlhura të marra nga hotelet e mëdha, fustane të blera në tregjet e dorës së dytë apo xhaketa të bëra me mëndafshe të vjetra të blera në Indi, marka luksoze e modës së riciklueshme, “The Ethiquette” do të prezantojë koleksionin e parë të saj në Paris, në kuadër të javës pariziene të modës.

Ajo ka gati një koleksion me 20 veshje, të bëra tërësisht me materiale të ricikluara. Klientët mund të blejnë atje veshje unike, por duke bërë porosi më parë.

“Ky krijim është rezultat i bërjes bashkë të një morie copash që ne i morëm në një fabrikë pëlhurash në afërsi të shën denisit. Unë mendoj se kjo e përgaqëson më së miri koleksionin tonë sepse i gjithë koncepti është të përdorim materiale të hedhura dhe pëlhura të papërdorshme. Ne kemi shfrytëzuar në linjën tonë edhe carcafë të marrë nga hotelet e mëdha pariziene”, shprehet Alexia Hanemian, bashkëthemeluese e “The Ethiquette” .

Themelueset e “The Ethiquette”, mendojnë se edhe industria e modës ndot shumë. Ka shumë pëlhura që përfundojnë në koshët e mbeturinave apo digjen, por që mund të përdoren diku tjetër. Ndaj edhe marka ka zgjedhur të krijojë koleksionet e saj, me materiale të ricikluara, duke krijuar imazhin e modës së të ardhmes…

”Bota ka nevojë për këtë. Nuk mund të vazhdojmë të ndotim dhe të prodhojmë me tepricë”, thonë stilistet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA