Subjektet politike kanë rinisur përpjekjet për t’i bindur qytetarët që të votojnë për ta.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, tubimin hapës të fushatës zgjedhore e kanë nisur nga qyteti i ndarë i Mitrovicës.

Parimi qeverisës i tyre po thuhet të jetë luftimi i korrupsionit.Lidhja Demokratike e Kosovës e koalicioni Nisma-AKR fushatën e nisi nga Prishtina, ndërsa koalicioni tjetër AAK-PSD nga Suhareka.

Për dallim nga çdo fushatë tjetër zgjedhore, në të cilën liberalizimi i vizave ishte ndër premtimet kyçe elektorale, tash as që po përmendet.

Alberta Hashani

Top Channel