Tërmeti s’e ndali Superligën/ Skënderbeu mundi Teutën, panik në Partizani – Bylis

21/09/2019 23:49

Këto janë momentet e panikut që përjetuan tifozët e pranishëm në Selman Stërmasi për të ndjekur sfidën mes Partizanit dhe Bylisit për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë pasditen e kësaj të diele.

Ishte një moment kaosi që shtyu edhe arbitrin e sfidës që të ndërpresë për pak kohë këtë përballje ndërkohë që tifozët filluan të lëviznin për të dalë nga impianti.

Pasi u qetësuan gjërat në stadium, ndeshja u zhvillua normalisht, por nuk pati fitues. 90 minutat e kësaj përballjeje u mbyllën me barazimin 1-1 me ‘Të Kuqtë’ që ndjenë një tjetër tërmet, atë sportiv pasi lanë 2 pikë të tjera në fushë.

Partizani mori avantazhin pas autogolit të Peposhit, por që nuk diti ta mbajë pasi Bylis në minutat shtesë barazoi me Ntephe. Kukësi harron disfatën e javës së kaluar dhe këtë e bën duke mposhtur Tiranën duke i shkaktuar edhe humbjen e parë sezonale.

Në Elbasan Arena, skuadra e Shpëtim Duros iu imponua bardhebluve duke i mundur 2-1 duke i marrë edhe kryesimin në rënditje. Abazaj dhe Shkurtaj shënuan golat për Kukësin, ndërsa Tirana vetëm sa shkurtoi diferencën me Cobbinën. Edhe Skënderbeu u kthye te fitorja.

Skuadra korçare mposhti Teutën 1-0 dhe tani e sheh veten në kuotën e 9 pikëve. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Ilir Dajës u bë Krasniqi që e shënoi golin e fitores për korçarët në pjesën e parë të sfidës.

Këto ndeshje u transmetuan nga platforma Digitalb ashtu sikurse do të ndodhë edhe me dy sfidat e fundit të kësaj jave Flamurtari-Laçi dhe Vllaznia-Luftëtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA