272 ditë në det/ USS Abraham Lincoln kthehet në SHBA me 5,000 marinarë të rraskapitur, makthi në aeroplanmbajtësen amerikane 20/08 21:25
Facebook ka pezulluar mijëra aplikacione pas një hetimi që u bë pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica.
“Aplikacionet e pezulluara ishin të lidhura me rreth 400 zhvillues, por jo të gjitha aplikacionet e pezulluara paraqisnin kërcënim për përdoruesit”- tha në deklaratë Facebook.
Kompania humbi shuma të mëdha parash si dhe u kërcënua nga falimenti si pasojë e skanadalit të të dhënave të Cambridge Analytica që u zbulua në 2018. Cambridge Analytica përdori të dhënat e shumë përdoruesve të Facebook pa lejen e tyre.
Firma e konsulencës politike dyshohet se ka përdorur këto të dhëna, të marra nga një kuiz personaliteti, duke synuar reklamat politike.
Top Channel