“Peshku i madh shijon lirinë. Shqiptarët po e lënë Shqipërinë…”
20/09/2019 10:24
Dilaver Nela, i njohur gjerësisht si “njeriu i tepsisë” ka protestuar edhe sot i vetëm dhe krejt paqësisht.
Në duar, protestuesi mban një pankartë, në të cilën shkruhet:
“Peshku i madh shijon lirinë. Shqiptarët po e lënë Shqipërinë…”, shoqëruar nga një ilustrim, i cili përfaqëson tre forcat politike, PS, PD dhe LSI.
Ky mesazh i Dilaverit vjen një ditë pas seancës gjyqësore maratonë për ish-ministrin e Brendshën, Saimir Tahiri, i cili u dënua me tre vite shërbim provë.
Nela u bë i njohur gjatë protestave të opozitës, me stilin e veçantë të të protestuarit ku kritikon të gjitha palët politike dhe sistemin.
Top Channel