Miliona njerëz i janë bashkuar demonstrimeve që kërkojnë aksion për ndryshimet klimaterike, në dhjetëra qytete të botës, përfshirë Londrën, Nju Jorkun, San Franciskon dhe Siatëllin.

Australia, ishte e para që nisi manifestimin, mëngjesin e të premtes, me organizatorët që thanë se rreth 300 mijë nxënës kishin bojkotuar mësimin për tiu bashkuar protestës në Melburn, Sidnei dhe qytete të tjera të vendit.

Shumë grupe janë përfshirë në organizimin e protestave, përfshirë nxënësit e shkollave, sindikatat, grupet ambjentaliste dhe punonjësit e kompanive të mëdha teknologjike si Amazone dhe Google dhe kërkesat e tyre janë të ngjashme; reduktimi i përdorimit të karburanteve fosile në përpjekje për të ndaluar ndryshimet e klimës.

Kriza e klimës është një emergjencë, ne duam të që të gjithë të fillojnë të punojnë – thanë organizatorët në një faqe interneti dedikuar protestave të së premtes, duke shtuar se lëvizja do të mbahej në më shumë se 150 vende.

Demonstrimet do të koinçidojnë me samitin e të hënës në kombet e bashkuara për klimën, ku sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka thënë se do të shohë qeveritë dhe bizneset të premtojnë se do të braktisin karburantet fosile.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA