Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, nuk po mundet të marrë frymë lirisht. Një video e re në të cilën shihet trudeau me fytyrën të lyer me bojë të zezë është shfaqur, një ditë pasi ai pranoi se një sjellje e tillë është raciste.

Ai kërkoi ndjesë të mërkurën pasi foto të dy episodeve të ngjashme, njëri kur ai ishte mësues, dhe një tjetër kur ishte student, dolën në dritë.

“Unë marr përgjegjësinë për këto veprime të miat. Nuk duhet ti kisha bërë. Në atë kohë, nuk i mendoja si raciste por tani unë e pranoj që është e gabuar dhe më vjen shumë keq”, ka thënë Trudeau.

Partia e tij liberale thotë se videoja është autentike dhe daton në fillim të viteve 90. Videoja dhe fotot vijnë në mesin e fushatës për zgjedhjet e 21 tetorit, kur Trudeau shpreson të fitojë një mandat të dytë.

E gjithë kjo është jo pak e sikletshme për kryeministrin duke patur parasysh se ai i ka bërë politikat progresive një shtyllë kyçe të programit të tij. Dhe nuk ka asnjë dyshim, që këto imazhe, do ta bëjnë më të vështirë rizgjedhjen e tij.

Top Channel