Dy shtylla të tensionit të lartë janë rrëzuar si pasojë e motit të keq në Korçë. Pjesë e linjës së unazës së jugut të Shqipërisë, e ndërtuar vetëm 4 vite më parë, shtyllat kanë pësuar këputje në pjesën fundore të tyre duke u rrëzuar në një sipërfaqe toke pak metra në distancë nga njëra tjetra.

Ngjarja ka mdodhur në dalje rë Korçës në kilometrin e parë që të çon drejt Voskopojës ndërkohë një nga kabujt është rrëzuar mbi një automjet në ecje, ndërkohë që e gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike.

Si pasojë e dëmtimit automjeti është zhvendosur nga rruga, por fatmirësisht nuk ka pasur të lenduar. Ndërkohë, dëmtime ka pësuar edhe rrjeti i tensionit të mesëm në po të njëjtën zonë duke lënë pa energji Voskopojën dhe fshatrat përreth.

Ndërkohë, erë e fortë dhe shi ka patur pasditen e sotme edhe në qytetin e Fierit, siç shihet edhe nga pamjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat minimale variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 28ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 22ºC në 31ºC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA