Gjykata e Krimeve të Rënda ka qenë ‘e rrethuar’ sot që në mëngjes herët nga gazetarë dhe operatorë që vijojnë të jenë në pritje të vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetë Tahiri u paraqit në Gjykatë përpara se ora të shënonte 09:00.

Siç shihet edhe nga këto foto të siguruara nga Top Channel, holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë që vijojnë të jenë në pritje të vendimit. Por aty ndodhen edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, të cilët e kanë ndjekur nga afër këtë proces.

Trupi gjykues është mbyllur në dhomën e këshillimit dhe sipas gazetares Anila Hoxha, askush nuk mund të marrë informacion se çfarë po ndodh aty brenda.

Ndërkohë, brenda dhe jashtë ambienteve të Gjykatës vijojnë të qëndrojnë mbështetës të ish-ministrit Tahiri.

  Foto ekskluzive nga brenda Gjykatës, Prokurorët në pritje të vendimit për Saimir Tahirin

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA