Ministria e Drejtësisë ka vijuar procesin e shpërndarjes së uniformave për të gjithë efektivët e burgjeve.

Ministrja Etilda Gjonaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shprehet se në vitin 2018 fondi i uniformave ka qenë 177.342.000 lekë dhe në vitin 2019 ka qenë 106.823.952 lekë, shuma këto të cilat rezultojnë që të jenë më të lartat krahasuar me vitet e tjera.

Ndër të tjera, Gjonaj siguron se punonjësve të Policisë së Burgjeve po vijon t’i ofrohet vëmendja e nevojshme, duke siguruar se do të ketë standardizim, vlerësim dhe motivim të tyre.

“Hap pas hapi, vetë rezultatet tregojnë se politikat tona po i japin Policisë së Burgjeve një fytyrë të re duke pësuar një transformim të thellë dhe të panjohur prej vitesh. Ashtu siç kemi planifikuar, dialoguar dhe premtuar, vëmendja ndaj tyre do të vazhdojë të rritet maksimalisht deri sa të ekzistojë veç shenja e barazimit me efektivët e Policisë së Shtetit, si në aspektin logjistik ashtu edhe në atë financiar. Edhe pse trashëguam kushte të vështira, procesi i pajisjes me uniforma, është në prag të përfundimit për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve.Fondi i uniformave nga buxheti i shtetit prej 177.342.000 lekësh në vitin 2018 dhe prej 106.823.952 lekësh në vitin 2019, po jep fryte të kënaqshme për standardizim, vlerësim dhe motivim të punonjësve. Kemi edhe shumë rrugë përpara…” , shkruan Gjonaj në rrjetin social Facebook duke përcjellë edhe disa imazhe të efektivëve me uniforma të reja.

FOTO GALERI
20/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA