Lajmi se në pranverë, në fshatin e tyre duhet të fillojnë punimet për aeroportin e ri të Vlorës i ka entuziasmuar banorët e Akërnisë.

Shumë prej tyre shpresojnë se bashkë me aeroportin do t’u vijnë dritat edhe uji.

Edhe pse shumë vetë janë skeptikë sa herë dëgjojnë projekte ambicioze aeroportesh, perspektiva e zhvillimit të turizmit dhe punësimit nuk i lë indiferentë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti ishte gati për t’u marrë në dorë nga ndërtuesi, i cili sipas tij mund të jetë një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojë vetë shteti shqiptar, me buxhetin e infrastrukturës, duke përzgjedhur më pas operatorin ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA