Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka kërkuar nga Qeveria të rishikojë projektligjet për rregullimin e mediave online. Ambasadori thotë se ky rishikim duhet të bëhet në koordinim të ngushtë me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave.

“Është thelbësore që rregullimi i mediave online të bëhet në përputhje me standartet evropiane dhe praktikat e mira. Gazetarët kanë nevojë për hapësirë lirie të mjaftueshme dhe njëkohësisht për siguri ligjore. Unë i inkurajoj institucionet shqiptare, të rishikojnë projektligjet në koordinim të ngushtë me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave”, deklaron ambasadori gjerman.

Peter Zingraf thekson gjithashtu se “Në epokën e informacionit, gazetarëve dhe mediave të lira, si një “pushtet i katërt”, u duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u ofruar debateve sociale një platformë. Gazetarët investigativë kanë nevojë për liri dhe siguri, bazuar në ligjin ekzistues për punën e tyre. Së bashku ne duhet të kujdesemi për përmirësimin e kornizës ligjore për një gazetari të pavarur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA