Botuesit e vendit tonë thonë se 70-80% e njerëzve nuk e përballojnë dot blerjen e një libri të ri. Po sipas tyre numri I librarive sa vjen e ulet. Të blesh një libër sot duhet të mendohesh dy herë. Unë personalisht bleva këto dy libra shkollorë sot për 30 mijë lekë të vjetra.

“Për pagat tona, librat janë të shtrenjtë si ata shkollorë edhe ata artistikë. Edhe në panairet e librave nuk shkoj më prej vitesh, thotë një zonjë, pasi uljet atje janë qesharake. Unë lexoj shumë, thotë një pensioniste, por mendohem shumë për të blerë, pasi më tkurret xhepi e llogaria”, shprehen qytetarët.

Librashitësit pohojnë se tremujori i parë i vitit shënoi një rënie të ndjeshme të shitjes se librave dhe kjo e pati një arsye.

Nga janari hyri në fuqi TVSH-ja prej 6% për cc do libër të shitur. Kjo do të thotë që nëse një libër kushtonte 500 lekë tani është bërë 530 lekë. Kjo ka sjellë rënie të shitjeve për librin artistik për këtë vit. Ndërsa për tekstet shkollore nuk ka patur ankesa.

Çmimet e larta kombinuar me teknologjinë dhe mungesën e interesit, prodhuan një vit më pare këto statistika dramatike. INSTATI-i, publikoi se, më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare ose gati një milion persona nuk kishin prekur asnjë libër me dorë vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA