Real Madridi dhe trajneri Zinedine Zidane morën një shuplakë të fuqishme në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Championsit. 13 herë kampionët e Europës e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme turneun, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 nga PSG, edhe pse kampionët e Francës nuk kishin në dispozicion treshen e ëndrrave Cavani-Mbappe-Neymar.
Ish-i Di Maria rezultoi i papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke e gjetur dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa në minutën e parë shtesë vulosi rezultatin 3-0 Meunier.
Forcë karakteri nga Atletico e Madridit, që rikuperoi dy gola ndaj Juventusit, për të marrë pikën e parë në Grupin D. Të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Cuadrado dhe Matuidi i dhanë epërsinë e dyfishtë Juves, por Savic dhe Herrera i mohuan skuadrës së drejtuar nga Maurizio Sarri fitoren e parë në grup. Po në Grupin D Bayer Leverkuseni “ra” në shtëpi ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2.
Coman, Lewandowski dhe Muller ishin autorët e golave të Bayernit në fitoren 3-0 ndaj Zrvena Zvezdas, me bavarezët që marrin kreun e Grupit B.
Atalanta mori një mësim të mirë nga Dinamo e Zagrebit në ndeshjen debutuese në Champions me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa Manchester City, në të njëjtin grup, fitoi 0-3 në fushën e Shaktar Donjeck.
Top Channel