Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit, në rrugën që të çon drejt Stadiumit “Tomorri”, rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë Berat.

Një motor, duke ecur me shpejtësi, ka goditur një grua që sapo kishte dalë nga minimarketi dhe po kalonte rrugën.

43-vjeçarja M.Ç, banuese në Berat ka fluturuar në rrugë me gjithë qeskat me ushqime, ndërkohë që edhe drejtuesi i mjetit ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, i plagosur rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë së qarkullimit rrugor,të cilët pas vëzhgimit të vendngjarjes kanë dalë në përfundimin se motori ishte duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar, ndërkohë që edhe gruaja ka kaluar rrugën pa e parë mirë.

Të dy të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë dhe me fraktura në pjesë të ndryshme të trupit,drejt Spitalit Rajonal Berat,ku po marrin mjekimin e specializuar. Ndërkohë policia bën me dije se,drejtuesi i motorit,J.Sh,35-vjeç,banues në fshatin Molisht të Beratit,është i ndaluar në spital ku përveçse po merr mjekimin e specializuar do merret në pyetje nga policia për ngjarjen.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA