Turin ballkanik Donald Tusk e nisi nga Maqedonia e Veriut. Ai është takuar në shkup me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski, Presidenti I Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidenti Pendarovski shkëmbyen mendime për gjendjen e përgjithshme në Maqedoni dhe rajon, si dhe për aspiratat e shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se Maqedonia në dy vitet e fundit ka sjellë vendime të rënda për çështje shumë të ndjeshme, përfshi edhe Marrëveshjen e Prespës me republikën e Greqisë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë.

Presidenti Pendarovski ka shprehur pritjet se Këshilli i Evropës në tetor do t’i vlerësoj përpjekjet e vendit dhe do ta verifikoj rekomandimin e 10-të të Komisionit Evropian përmes caktimit të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA