Ti Raporton në Top Channel/ Qytetari: Policia e Shtetit na ndoti qytetin
17/09/2019 09:57
Nuk janë të rralla rastet kur automjetet e vjetra ndotin ajrin në qytetet tona, duke çliruar tymin e karburantit.
Përjashtim nuk bëjnë as automjetet e institucioneve shtetërore. Një qytetar që thotë se shkruan nga Vlora denoncon me video ndotjen që shkakton një automjet me targa të Ministrisë së Brendshme.
Mjeti ku dallohet qartë e shkruar “Policia…” nxjerr tym duke lëvizur përgjatë bulevardit të ri në Vlorë.
Top Channel