Kryetari i KLP, Gent Ibrabimi ka pritur në takim z.Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag.

I pranishëm në takim, ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf. Takimi u fokusua tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH

“Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.  Në javët në vijim, KLP duhet të marr një vendim për sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Besoj se Tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë tha se: Lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA