Kanabis në çatinë e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë
17/09/2019 10:53
Një 49-vjeçar, banues në Lezhë ra në pranga, fill pasi në banesën e tij u gjetën saktësisht 6 kilogramë e 185 lëndë narkotike.
Pas informacioneve të marra nga banorët ku thuhej se shtetasi B.P fshihte drogë në shtëpi, policia ushtroi kontroll të befasishëm, ku në çatinë e shtëpisë së tij, në fshatin Barbullojë, Lezhë, iu gjet më shumë se 6 kilogramë kanabis sativa.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Top Channel