Në qytetin e Sarandës ditën e sotme janë vënë nën pranga dy shtetas dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë, me akuzën “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Të arrestuarit janë:

Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë dhe S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan, e ndërsa D. A., 19 vjeç, banues në Konispol po procedohet në gjendje të lirë.

Është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA