Përgjysmohet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin infektiv. Nga 280 vetë që paraqiteshin në ditë, tanimë ky fluks zbriti në 130 apo 140 pacientë në ditë, nga të cilët 10 prej tyre shtrohen në spital.

Shefja e Shërbimi Infektiv, Najada Çomo nuk përjashton rastet me salmonelë që, sipas saj, nuk mungojnë në çdo sezon pasi në këtë shërbim vijnë shumë pacinetë edhe nga rrethe. Çomo u bën thirrje qytetarëve që mos të gjejnë si rrugën e shkurtër urgjencën, por të parqiten edhe nepër qendrat e tyre shëndetësore pasi shumë nga rastet mund të menaxhohen nga mjekët specialistë.

Vetëm para pak ditësh në Shërbimin Infektiv u shënua një situatë e pazakontë duke regjistruar një numër të madh pacientësh që kishin probleme gastrointerite. Nga analizat e pacientëve rezultoi se një pjesë e tyre ishin infesktuar me salmonelë dhe u hodhën dyshime tek uji i autobotëve.

Edhe një ditë më parë kryetari i bashkisë bëri thirrje të mos konsumohet uji i autobotëve pasi blihet pranë ujësjellësit për vaditje dhe në mënyrë abuzive u shitet konsumatorëve.

Alma Demiraj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA