Në Francë, ku bukuria femërore është njehsuar prej dekadash me elegancën dhe linjat e holla, u organizua një event mode ndryshe.
“Pasarela e të gjitha masave” mblodhi bashkë në qendër të Parisit 100 femra e meshkuj, të cilat e gjallëruan qendrën Pompidou me energjinë e tyre.
Eventi synon të promovojë pozitivitetin për trupin dhe pranimit e vetvetes përmes vlerësimit për format e ndryshme trupore, të cilat nuk përfaqësohen sic duhet sot nga industria e reklamave modës, sidomos ajo haute couture.
“Është një aventurë e jashtëzakonshme, dhe një lloj sfide për mua sidomos për faktin që nuk kam sfiluar kurrë më parë në ndonjë show në Paris dhe për më tepër me të brendshme. E rëndësishmja këtu është të tregojmë se jemi të gjithë të ndryshëm dhe të gjithë mund të jemi të bukur, kaq”, shprehet Valerie Hirschfield.
“Desha t`i tregoj të gjithëve se gjithsecili është I bukur ashtu sic është. Cdo person ka të veçantat e tij dhe nuk është normale që disa të diskriminohen apo ngacmohen për shkak të pamjes fizike. Dhe ka dhe një problem tjetër të madh në Francë: rrobat. Është ekstremisht e vështirë të gjesh rroba për masa më të mëdha kështu si ne”, ka thënë Karine.
Pjesëmarrësit e sfilatës nuk e kanë probleme të shfaqin shumë nga trupi I tyre, si për të treguar se nuk I druhen të mosqenit perfekt. Eventi në kryeqytetin francez është vetëm një prej disa show-ve të ngjashëm të organizuar në pjesë të ndryshme të botës me të njëjtin qëllim: promovimin e diversitetit dhe një perceptimi të rim bi të bukurën.
Top Channel