Në ditën kur të gjitha institucionet arsimore hapin dyert për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor Muzeu Kombëtar i Arsimit është i mbyllur pasi po i nënshtrohet restaurimit.

Ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e anës strukturale të godinës e cila u mbyll disa muaj më parë si pasojë e amortizimit dhe valës së tërmeteve që përfshiu Korçën. Restaurimi do të përfundojë brenda 90 ditësh dhe ky muze do të hapë dyert për turistët dhe vizitorët ndërsa pritet edhe nja fazë e dytë për muzealizimin e ndërtesës

Ndërhyrja në vlerën 30 mln lekë përfundon brenda muajit dhjetor ndërsa ky kuze do të jetë i hapur për turistët dhe vizitorët. Ky muze deri në fund të majit para se të mbyllte dyert u vizitua nga 16 000 turistë e vizitorë të cilët zgjedhin këtë muze për tu njohur nga afër me vlerat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA