Muzeu i qelqit, prezantohen punimet vërtet mahnitëse

15/09/2019 21:01

Muzeu i qelqit në Siattwll mbetet një magnet për vizitorët dhe nuk është rastësi që u krijuar pikërisht në të ashtquajturin “qyteti i smeraldtë”. Siatwlli njihet si qendër e teknologjisë së lartë nga ku kanë dalë kompani gjigande shumëkombëshe si Microsoft dhe Amazon.

Por ai është edhe vendi ku nisi hapat e parë arti i përpunimit të qelqit në Amerikë. Muzeu prezanton në tetë galeritë një “art shumëngjyrësh në qelq”, punime që vërtet mahnisin. Në koshtin e strukturës, skulpturat e qelqta janë vendosur mes bimëve, luleve dhe pemëve.

Veprat më të rëndësishme gjenden të ekspozuara në ambjentet e brendshme, ku ndodhen edhe disa krijimi të artistit Dale Chihuly. Shtëpia prej qelqi është punimi kryesor, duke u përqëndruar në vlerësimin që Chihuly kishte për serat.

Në muze ndodhet dhe galeria Pylli prej Qelqi, ku vizitorët befasohen nga një shfaqje mahnitëse ngjyrash dhe dritash. Galeria Sealife ndërkohë ka dhe një skulpturë 20 metra të gjatë të Chihuly-it , e frymëzuar nga gjallesat detare.Ekspozitat në mbarë botën shfaqin artin e skulptorit të njohur, por ky muze shërben si shtëpia e vetme e përhershme për veprat e tij.

Top Channel