Surpriza e kësaj jave në Kategorinë Superiore është Bylis. Ballshiotët mundën me përmbysje 2-1 Kukësin.

Limaj shënon për Kukësin në minutën e 15, por veriorët u kënaqën shumë shpejt me rezultatin. Barazimi vjen në minutën e 31 nga Hidi. Në minutën e 89 është Murataj ai që shënon golin e avantazhit duke i shtangur të gjithë.

Me këtë humbje Kukësi tregon që nuk është në formën e duhur për të pretenduar për titullin kampion. Edhe Partizani bëri një hap fals duke humbur ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Lushkja në minutën e 61 shokoi ‘Demat e Kuq’.

Tashmë edhe Partizani duket larg titullit duke i dhënë mundësinë Tiranës të rikonfirmohet si pretendentja kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA