Nga numri i të ftuarve te “dorovitjet”, Stefi Prifti zbulon çdo detaj nga dasma e së bijës

13/09/2019 19:34

Këtë fundjavë, Stefi Prifti martoi vajzën e tij të madhe në një dasmë me shumë të ftuar, që ka ngjallur interes të veçantë për mediat gjatë gjithë këtyre ditëve.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtari korçar tregoi të gjitha detajet nga dasma, duke nisur nga organizimi madhështor, dhuratat e shtrenjta, numri i të ftuarve e padyshim edhe disa tradita të pandashme nëpër dasmat tona.

Me 316 të ftuar, Stefi pranoi se kjo dasmë e madhe, që në fakt ishte e përbashkët me dhëndrin, kishte kushtuar me të vërtetë shumë, duke nisur nga fustanet e nuses, dekori i personalizuar dhe detaje të tjera që bënë diferencën.

Këngëtari tregoi se ishte përpjekur që dasma të mos dilte jashtë kornizave të tradicionales, ndaj ashtu sikurse ndodh në shumicën e rasteve, as në dasmën e vajzës së tij nuk kishin munguar “dorovitjet” e famshme të e nuses.

Tejet i kënaqur nga i gjithë organizimi, por akoma më i gëzuar për lumturinë e së bijës, Marias, Stefi falenderoi të gjithë miqtë, kolegët dhe njerëzit e tjerë të zemrës që e bënë atë ditë të shënuar të paharrueshme.

Top Channel