Shkencëtarët rikrijojnë luanin e Da Vinçit në nder të autorit

12/09/2019 21:09

Një model i luanit mekanik të Leonardo Da Vinçit është ekspozuar në një muze në Paris.

Luani u rindërtua nga shkencëtarët në nder të autorit, shkencëtarit të madh italian.

Luani i Da Vinçit, i bërë prej druri, ka një ndërtim aq të ndërlikuar sa mund të ecë.

Ky luan ishte porositur nga Papa Leo i Dhjetë, që të nëdrtohej për Fransuanë e Parë, mbretin francez në shekullin e 16-të.

Bisha e drunjtë do të qëndrojë i ekspozuar te Instituti Italian i Kulturës në qytetin francez për gjithë muajin e ardhshëm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel