70 mijë janë shqiptarët që përfitojnë pensione pas votimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Kuvendi i Shqipërisë e votoi me 100 vota marrëveshjen, e 11 e Shqipërisë me vendet e tjera të botës.

Gjate mbrojtjes së këtij ligji në Kuvend, Ministrja e Financave Anila Denaj, tha se

“Ratifikimi kësaj marrëveshje krijon mundësinë e përfitimit të pensioneve për rreth 70 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada si dhe shtetasve kanadezë që vijnë për të punuar në Shqipëri si të punësuar në kompani industri nxjerrëse, minerale, energjitikë apo të vetëpunësuar. Në bazë të marrëveshjes, asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontributive pavarësisht se ku ka punuar pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”. Sipas ministres pensioni që do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe”, -u shpreh ministrja.

Ja cfarë thuhet në relacionin e ligjit që u votua në Kuvend:

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.
Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe akti i sigurimeve për të moshuar e plani kanadez i pensionit, në Kanada.
Dispozitat e marrëveshjes harmonizojnë, gjithashtu, legjislacionet kombëtare të të dyja vendeve për përfitimet që kanë të bëjnë me sëmundjet, barrëlindjet, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore.

Gjithashtu në nenin 12 të marrëveshjes përcaktohet e drejta për: – një përfitim sipas aktit të sigurimeve për të moshuar, ku Kanadaja do të konsiderojë një periudhë të vlefshme sipas legjislacionit shqiptar për periudhën e banimit në Kanada; – një përfitim bazuar në planin kanadez të pensioneve, Kanadaja do të njohë një vit kalendarik që përfshin të paktën 90 ditë e që janë periudha të vlefshme sipas legjislacionit shqiptar si një vit kalendarik, i cili është i vlefshëm sipas planit kanadez të pensioneve.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje krjon mundësinë e përfitimit të pensioneve për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kanada, si dhe të shtetasve kanadezë të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, si të punësuar nga kompani investitore në industrinë nxjerrëse, minerare e energjetike, apo të vetëpunësuar.

Gjithashtu, krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë, përveçse në Kanada edhe në vendet e tjera me të cilët të dyja vendet kanë marrëveshje dypalëshe. Këtyre personave, e drejta për përfitime nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore iu lind në momentin kur ata të kenë mbushur moshën për pension.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel