Angelina Jolie ka zbuluar disa detaje më personale të jetës së saj si mama e gjashtë fëmijëve, të cilët tashmë po bëhen adoleshentë të pavarur.

Në një intervistë për revistën “Hello!”, aktorja shpjegoi se të shohësh vajzat dhe djemtë e saj, nga 11 deri në 18 vjeç, të rriten është njëkohësisht e trishtueshme dhe “argëtuese”.

“Kur fëmijët e tu janë të vegjël ndjehesh më shumë “mami”. Kur janë adoleshentë nis të kujtosh veten në atë periudhe. I sheh duke shkuar në klube nate dhe pyet veten se pse ti vetë nuk mund të shkosh. Po përjetoj një moment të bukur ku po rizbuloj veten,” shprehet Jolie.

Ndërkohë pak kohë më parë për “BAZAAR.com”, 44 vjeçarja tha se “mirësia” është vlera kryesore që ka si qëllim t’i mësoj fëmijëve.

“Ata janë individë shumë të fortë, mendjehapur dhe të sjellshëm. Përpiqem t’i jap një shembull të mirë duke qenë e sjellshme dhe e dhembshur, e dashur dhe tolerante, ashtu siç ishte dhe nëna ime. Por gjithashtu, kur duhet të ketë një zënkë, dua që të ndjehen të fuqishëm. Kështu që shpresoj se po mësojnë të jenë të sjellshëm, me pak shpirt “luftarak”.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA