Katër anëtarët e Komisionit të Venecias në ditën e parë të vizitës së tyre faktmbledhëse në axhendë kanë plot nëntë takime.

Në edicionin e lajmeve të orës 12:00, gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raportoi axhendën e detajuar të takimeve.

Pas takimeve me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, ata janë takuar me opozitën e re parlamentare, kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci.

Takimet vijojnë në ora 12:10 me presidentin Ilir Meta, 14:30 ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, në 15:30 me kryeminsitrin Edi Rama, 16:40 me anëtarët e KQZ, 17:50 me antëren e vetme të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, që është edhe takimi i fundit për ditën e sotme.

Ndërkohë nesër, në ditën e dytë të vizitës, do të takohen me Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar që po heton presidentin Meta si dhe me shoqërinë civile.

Pritet që Komisioni Venecias të hartojë dhe të publikoje opinionin gjatë muajt tetor.

  Emrat/ Kush janë anëtarët e “Venecias” në Tiranë

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA