Çifti Mujo nga fshati Pirg i Korçës marrin rrugën nga Kanadaja për pensionin që u ka përvetësuar arkëtarja e postës në vitin 2016. Pas tre vitesh sorollatje dhe pritjesh, me interesimin e Fiks Fare, drejtori i ri i postës urdhëron kryerjen e pagesës për pensionistët.

Kostaqe Mujo iu drejtua Fiks Fare pasi prej tre vitesh nuk po arrinte të merrte parat e saj të pensionit. Ajo dhe bashkëshorti i saj prej disa vitesh jetojnë në Kanada , por që nga muaji korrik është detyruar të jetojë në një shtëpi me qira në Pogradec që të mund të zgjidhte problemin e marrjes së pensionit. Ata tregojnë se janë sorollatur nëpër institucione pa marrë asnjë përgjigje. pas tre vitesh çështja është në gjykatë dhe seancat nuk kanë të mbaruar.

” Njëherë nuk paraqitet ish arkëtarja Aleksandra, njëherë mungon prokurori e kështu edhe gjyqet nuk kanë të mbaruar.
Unë dua vetëm lekët e mia” shprehet zonja Mujo.

Në fshatin Pirg ku çifti i të moshuarve merrte pensionin para tre vitesh , arkëtarja e postës me emrin Aleksandra u ka përvetësuar të dyve lekët e 6 muajve pension. Çështjen e hetoi prokuroria e më pas ajo ka shkuar për gjykim në gjykatë ku ende nuk është marrë vendim.

Gazetarët e Fiksit shoqëruan zonjën Mujo në postën e Pirgut për të pyetur se ku dhe kur do i marrë parat e saja të cilat në mënyrë të padrejtë i janë përvetësuar nga arkëtarja. Një nga punonjësit e kësaj dege i shpjegon se përderisa çështja është ende në gjykim, nuk ka kush t’ia jap lekët.

Madje ai pohon se edhe pse është thirrur të dëshmojë nuk do të paraqitet në seancën e gjyqit, pasi ai nuk ka lidhje me përvetësimin e pareve, madje qartazi nxjerrë se ato i ka vjedhur kolegia e tij Aleksandra.

Edhe në postën qendrore në Korçë ish drejtori i saj i cili dikur kërkesat e çiftit i linte të “flinin” në sirtarë, e pranon se lekët janë vjedhur nga arkëtarja . Ai i kërkon që zonja Mujo t’i marrë një shkresë prokurorisë ku të thuhet se nga hetimet ka rezultuar që lekët janë përvetësuar nga arkëtarja e postës. ” Merr këtë shkresën njëherë se drejtori nuk do t’i jap lekët nga xhepi ty” shprehet ai.

Qytetarja takon edhe prokurorin e çështjes Juli Kristo i cili e pranon që seancat po zgjaten, por që të gjitha shtyrjet e gjyqit janë të justifikuara pranë gjykatës. “Edhe po ndërruat ju jetë, gjyqi do të vazhdojë” shprehet prokurori. Kur zonja i kërkon një dokument që ta paraqes në postë për të marrë lekët, prokurori nuk pranon t’ia jap. ” Duhet të presim deri sa të shprehet gjykata” përfundon Kristo.

Në këto kushte Kostaqe Mujo së bashku me gazetarët e Fiks Fare i drejtohen drejtorit të ri të Postës Korçë , Valter Gora. Ky i fundit pohon se që s’ka patur dijeni për rastin. Ai menjëherë urdhëron të merren masa për personin që ka përcjellë të moshuarën dhe urdhëron t’i shlyhen muajt që janë përvetësuar nga arkëtarja. Ai falënderon Fiksin që e vuri në dijeni. Ndërsa për ish drejtorin, aktualisht shef i personelit, që vazhdonte të sorollaste të moshuarit merret masë me ulje në detyrë, duke u emëruar shef i postierëve.

Pas tre vitesh më në fund çifti Mujo marrin lekët dhe falënderojnë emisionin Fiks Fare për zgjidhjen e problemit.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA