Plehra për ushqim/ Këmbimi ndodh në një treg në Meksikë

09/09/2019 14:05

Në një treg të kryeqytetit të Meksikës, me mijëra vetë janë rreshtuar me qese plehrash në duar duke pritur që në vend të tyre, të marrin me vete produkte të freskëta nga prodhuesit lokalë.

Tregu ku shkëmbehen plehra për ushqim është nismë e Bashkisë së qytetit, e cila po përpiqet kësisoj të rrisë ndërgjegjshmin mbi nevojën për ndarjen e mbeturinave, por edhe për të reduktuar malet me plehra që prodhon kryeqendra e Meksikës.

“Është në mënyrë e mirë, sepse kështu nuk hidhet gjë nëpër rrugë, sepse edhe kutitë e ilaçave kanë vlerë pasi bëhen nga kartoni, e hyjnë në punë”, u shpreh Jose Toribio, pensionist.

 “Ne i mësojmë sesi ti ndajnë mbeturinat e të mos i hedhin të gjitha bashkë. Në këtë mënyrë frenojmë edhe grumbullimin e mbeturinave, sepse kështu e mbajmë dhe vendin më të pastër,e  ndërkohë bëhet shpejt edhe ndarja e tyre”, tha një zyrtare.

Top Channel