Para nga “qielli”/ Ceremoni fetare në Paraguai

09/09/2019 14:20

Në Paraguai, bien para nga qielli; ceremonia e përvitshme në Guarambare ka mbledhur me qindra vetë që presin me duart lart të rrëmbejnë ndonjë kartëmonedhë nga ato që bien si shi mbi kokat e njerëzve nga kulla e kishës së qytetit.

Është një ritual i hershëm, i cili mbledh për vit turma të mëdha njerëzish që mblidhen për të paratë e hedhura në shenjë mirënjohjeje ndaj Shën Mërisë për suksesin në biznes, apo për faktin që kanë gëzuar një shëndet të mirë.

Kremtimi tejet popullor, mbahet prej të paktën një gjysmë shekulli. Besimtarët frekuentues të kishës e falënderojnë në këtë mënyrë Shën Mërinë për favoret që besojnë se ua ka bërë duke i sjellë mbarësi dhe fat në jetë.

Në këtë mënyrë, ata shprehin mirënjohje, dhe ndajnë me te tjerët një pjesë të begatisë së tij, sigurisht në një formë më tepër simbolike sesa me një peshë shumë të madhe financiare, sepse kartëmonedhat janë përgjithësisht të prerjeve të vogla.

Top Channel