“Stop, ore Arjan”/ Grida Duma ngre tonet në “Top Story” pas debatit mes Currit dhe Balliut: Diskutim mediokër!
15/01 22:10
Me dhjetëra qen kanë ngordhur këtë javë në Norvegji, nga ajo që mendohet se është një sëmundje e mistershme.
Autoriteti norvegjez i sigurisë ushqimore nuk di as të thotë nëse është sëmundje ngjitëse apo thjesht disa raste individuale.
Shumica e rasteve kanë ndodhur në kryeqytet, por sëmundja, e cila përfshin simptoma me të vjella dhe diarre me gjak, është raportuar edhe në qytete si Bergeni dhe Trondheimi.
Autoritetet norvegjeze po i këshillojnë të zotët e qenve të bëjnë kujdes me kafshët e tyre shtëpiake, ndërkohë që Instituti Veterinar tha se autopsitë kanë diktuar dy baktere të paspecifikuara, por ende s’e kanë zbuluar nëse e kanë shkaktuar këto sëmundjen.
Top Channel