Festivali i filmi të Venencias ka zbuluar më të mirët edhe në këtë edicion të 76 të tij.

Kështu “Joker”, nga Todd Phillips me Joaquin Phoenix, fitoi Luanin e Artë të edicionit të 76-të të Festivalit të Filmit në Venecia. Çmimi i madh i jurisë në “J’Accuse” nga Roman Polanski.

Dy çmime për Italinë: “La mafia non è più quella di una volta” e Franco Maresco, çmimi special i jurisë, ndërsa Luca Marinelli fitoi çmimin si aktori më i mirë për “Martin Eden”. Ndërsa aktorja më e mirë Ariane Ascaride (“Gloria Mundi”).

Duhet thënë se pas disa vitesh, ky ishte vërtet një edicion pozitiv për Italinë.

E para nga çmimet e “Klasikëve të Venecias”, shkoi për dokumentarin më të mirë në kinema, “Tell Me When I Die” nga Barbara Paz. Tre çmime për rubrikën “Venice Virtual Reality”, juria e së cilës u kryesua nga Laurie Anderson. Çmimi për historinë më të mirë të treguar me realitetin virtual e fitoi Joel Kachi Benson, për “Daughters of Chibok.

Puna që ka shfrytëzuar sa më shumë potencialin e realitetit virtual është “A Linha”, nga Ricardo Laganaro. “The Key”, nga Celine Tricart, fitoi çmimin për realitetin më të mirë virtual në vend.

FOTO GALERI
10/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA