Bashkia e Tiranës ka marra masat për nisjen e vitit të ri shkollor, ndërsa po vijon me vendosjen e sinjalistikës së duhur në kryqëzimet e rrugëve, me qëllim sigurinë e fëmijëve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vijëzimet në kryqëzime kanë bërë të mundur respektimin e rregullave të qarkullimit nga ana e qytetarëve.

Aktualisht, punonjësit po merren me vijëzimin e shigjetave e bandave të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”.

“ Në punë e sipër për vijëzimin e shigjetave e bandave të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”. Duke marrë çdo masë para fillimit të shkollave 16 shtator për lëvizjen dhe sigurinë e nxënësve”, tha Veliaj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA