2 milionë euro janë dhënë për rikonstruksionin e Kalasë së Artanës në Kosovë dhe që i përket shekullit të 13-të. Por Ministria e Kulturës ka paraqitur kallëzim kundër Srgjan Gjorgjeviç me banim në Artanë (Novobërdë) dhe kundër kompanisë “KOTO” nga Serbia, konkretisht Beogradi, e kontraktuar për realizimin e punimeve në projektin e revitalizimit e kalasë.
Kallëzimi penal ndaj të sipërpërmendurve është bërë sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”, kurse kompania “Koto” mban përgjegjësi për veprën penale në cilësinë e personit juridik.
Kallëzimi penal ndaj të dyshuarve është me arsyetimin se Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore pas marrjes së njoftimit lidhur me dëmtimet në Kalanë e Artanës më datë 5 shtator 2019 ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas takimit me mbikqyrësin e kompanisë “Koto” (tani të dyshuarin) e cila po kryen punimet për revitalizimin e Kalasë, ka konstatuar dëmet që i janë shkaktuar mureve të jashtme të Kalasë, si plasaritje të thella të tyre dhe eventualisht ekziston edhe rreziku i shembjes së tërësishme. Ky veprim është paraparë si vepër penale sipas ligjit dhe me të drejtë MKRS-ja ka nisur procedurat para vënies para drejtësisë dëmtuesit e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Top Channel