PD: Institucionet po kryejnë vrasje/ Reagimi për urdhrin e Peleshit që rikthente helmin Silicon Mix

02/09/2019 19:51

Insekticidi Silicon Mix nuk është pleh, për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 4600 litra helm të rrezikshëm.

Argumenti i këtij insitucioni për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi nuk ishte bindës, për këtë arsye ai urdhëroi që kimikati Silicon Mix të rikthehej në raftet e farmacive bujqësore të vendit, ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit ky urdhër ishte i jashtëligjshëm. Partia Demokratike një veprim të tillë e quan vrasës.

Insekticidi Silicon Mix nuk është pleh, për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 4600 litra helm të rrezikshëm. Argumenti i këtij insitucioni për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi nuk ishte bindës, për këtë arsye ai urdhëroi që kimikati Silicon Mix të rikthehej në raftet e farmacive bujqësore të vendit, ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit ky urdhër ishte i jashtëligjshëm. Partia Demokratike një veprim të tillë e quan vrasës.

“Jemi në situatën kur institucionet po kryejn vrasje me paramendim, nëpërmjet helmeve, kimikateve apo pesticideve të cilat po futen në treg për të favorizuar kompani të ndryshme. Më të rëndë e bën situantën jo vetëm mos reagimi për t’i parandaluar, por akoma më keq reagimi për t’i hequr këto nga urdhëri i ndalimit sic ka ndodhur me ish-ministrin Niko Peleshin.  Por të dëmtojnë me dashje jetën e qytetarëve dhe të mos ketë asnjë reagim nga qeveria dhe prokuroria?” u shpreh Ervin Salianji, ish-deputet i PD- së.

Mashtrimi i Silicon Mix-i një vit më parë u denoncua nga Top Channel, sot është Kontrolli i Lartë i Shtetit që thotë se Silicon Mix-i nuk duhej të rihidhej në treg pa i bërë analizat laboratorike. Pavarësisht kësaj hetimet nga prokuroria mungojnë.

 

Top Channel