Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e makinave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.

Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga makinat më me ndikim në histori, që nga ato luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.

Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë makina.

Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style. Me këtë kompani ai po bën makinën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë, Sibila Maria.

FOTO GALERI
18/20
Lancia Delta 1979

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA